Procesi gjyqësor për pengim të administrimit të drejtësisë po hyn në fazën përfundimtare në Dhomat e Specializuara.
Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi akuzohen në këtë çështje.
Dhomat e Specializuara kanë dhënë detaje në lidhje me atë se çfarë do të ndodh ditëve në vijim. Sipas një vendimi të kësaj Gjykate, palët do t’i paraqesin fjalët përfundimtare më dhjetë, njëmbëdhjetë dhe katërmbëdhjetë shtator. Seancat nisin nga ora nëntë e tridhjetë dhe mund të zgjasin deri në shtatëmbëdhjetë e pesëmbëdhjetë.
Prokuroria e Specializuar do të ketë tri orë për të përmbledhur argumentet e saj.
Mbrojtjes së Thaçit i janë ndarë dy orë, ndërsa ajo e Smakajt do të ketë një orë e gjysmë. Ekipet e Kilajt dhe Fazliut kanë nga dy orë secili. Mbrojtja e Kuçit do të paraqitet për dyzet e pesë minuta.
Pas këtyre deklarimeve, Prokuroria mund të përgjigjet brenda një ore. Ekipi i Thaçit do të ketë tridhjetë minuta për komente.
Mbrojtjet e Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit kanë nga pesëmbëdhjetë minuta secila.
Gjyqtari Christopher Gosnell mund t’u parashtrojë pyetje palëve në çdo moment.
Pas përfundimit të kësaj faze, gjykata do të tërhiqet për shqyrtimin e provave dhe argumenteve para marrjes së aktgjykimit
Aktakuza lidhet me ndërhyrjen e pretenduar te dëshmitarët e Prokurorisë. Të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm.
Ky rast është i ndarë nga gjykimi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

