Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë ofruar gjithsej 307 shërbime emergjente për qytetarët.
Sipas njoftimit të QKUK-së, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 72 janë trajtuar në Reanimim, ndërsa 102 pacientë janë në Emergjencën Internistike.
Në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 45 pacientë, ndërsa në Emergjencën Ortopedike janë pranuar 68 pacientë.
Ndërkohë, 20 pacientë janë trajtuar në sallën e vogël.
Të dhënat pasqyrojnë ngarkesën e shërbimeve emergjente në QKUK gjatë 24 orëve të fundit.
