DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kosova dënon nderimet për Mlladiqin: BE s’duhet të vazhdojë të jetë i shurdhër dhe i verbër ndaj Serbisë

8 Shtator 2026
A A
Kosova dënon nderimet për Mlladiqin: BE s’duhet të vazhdojë të jetë i shurdhër dhe i verbër ndaj Serbisë
Share on Facebook

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka dënuar nderimet shtetërore dhe ushtarake të zhvilluara në Beograd me rastin e varrimit të Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Gërvalla ka kritikuar pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të Serbisë në ceremoninë e varrimit, duke përmendur në veçanti Ministrin e Drejtësisë së Serbisë, Nenad Vujiq.

“Trupi i një krimineli u soll nga Haga në Beograd me avion shtetëror. Dhe shkoi ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, i njëjti njeri që javë më parë premtoi publikisht ‘nderime të larta shtetërore dhe ushtarake’ për një person që një gjykatë e Kombeve të Bashkuara e dënoi për gjenocid”, ka deklaruar Gërvalla, shkruan Insajderi.

Ajo ka thënë se, në cilësinë e Ministres së Drejtësisë, konsideron se një person i tillë nuk duhet të ulet në tryeza ku diskutohet drejtësia.

“Jo në Bruksel. Jo në Berlin. Jo në Strasburg. Askund! Sepse drejtësia nuk është kapitull negociues që hapet dhe mbyllet sipas interesit politik”, ka thënë ajo.

Gërvalla ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian, duke thënë se BE-ja nuk duhet të vazhdojë të jetë “e shurdhër dhe e verbër” ndaj veprimeve të Serbisë.

“Problemi nuk është më se çfarë bën Beogradi, por sa gjatë Brukseli do të vazhdojë ta tolerojë atë. Serbia është mësuar prej vitesh me ledhatimin dhe përkëdheljen e BE-së, është mësuar prej vitesh se mund të kalojë çdo vijë të kuqe dhe prapë të trajtohet si partner”, është shprehur ajo.

Ministrja ka vënë në pah, sipas saj, kontrastin mes qëndrimeve të BE-së për sundimin e ligjit dhe veprimeve të institucioneve serbe.

“Në Bruksel flasin për Kapitullin 23. Në Beograd shtinë krisma nderi mbi arkivolin e një krimineli të gjenocidit.

Në Bruksel flasin për sundimin e ligjit. Në Beograd shteti e kthen një të dënuar për gjenocid në figurë nderi.

Në Bruksel flasin për vlera evropiane. Në Beograd glorifikojnë ata që drejtësia ndërkombëtare i shpalli përgjegjës për disa nga krimet më të rënda të Evropës moderne”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo e ka cilësuar nderimin shtetëror të Mlladiqit si “fyerje ndaj viktimave, përbuzje ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe akt të hapur të rehabilitimit politik të një ideologjie kriminale”.

“Këtë e dënojmë fuqishëm. E dënojmë pa ekuivok. Dhe nuk do ta normalizojmë kurrë. Ata që nuk e dënojnë gjenocidin sot, janë po ata që do të heshtnin para tij edhe nesër”, ka thënë Gërvalla.

“Jo për hir të politikës. Për hir të drejtësisë. Për hir të viktimave. Dhe për hir të së vërtetës”, ka përfunduar ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 647)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (182)
  • Shpallje (1)
  • Sport (421)
  • TV (90)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com