DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vuçiqi reagon ndaj Von der Leyenit dhe Costas pas kritikave për funeralin e Mlladiqit

9 Shtator 2026
A A
N1 e mban për fjalësh Vuçiqin, nuk i del paralajmërimi për Kosovën që e bëri pas njohjes nga Siria
Share on Facebook

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratat e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, të cilët thanë se ishin të shokuar nga pamjet e funeralit të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Mlladiq u varros të hënën në Beograd me nderime, pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian që një person i dënuar për gjenocid të mos glorifikohet.

Mlladiq vdiq në fund të muajit të kaluar në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid. Ai njihej si “Kasapi i Ballkanit”.

Vuçiq tha se ka respekt për Von der Leyen dhe Costan, duke theksuar se ata “kanë qenë gjithmonë në anën e Serbisë”.

“Për këta dy persona nuk kam asgjë të keqe për të thënë. Ata kanë qenë gjithmonë në anën e Serbisë dhe do të respektoj çfarëdo që ata të thonë apo të bëjnë, ndaj meje apo ndaj kujtdo tjetër që është në pushtet në Serbi. Ata janë sjellë në mënyrë korrekte ndaj vendit tonë”, tha Vuçiqi për “RTS”.

Duke komentuar deklaratën e dy zyrtarëve të lartë të BE-së, Vuçiq tha se ajo ishte hartuar me kujdes.

“Unë do të veçoja prej saj diçka që nuk e kuptoj plotësisht. Si mendoni t’u përcaktoni njerëzve se kush mund të shkojë në funeral dhe kush jo, e pastaj të tronditeni nga pamjet nga Beogradi? Dhe në deklaratë thoni se kjo ndodh për shkak se dikush i glorifikon njerëzit si heronj”, tha Vuçiqi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i kanë quajtur shokuese pamjet nga Beogradi, ku të hënën është varrosur me nderime të larta i dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiq.

“Pamjet nga funerali i Ratko Mlladiqit dje në Beograd ishin shokuese. Ratko Mlladiq ishte i dënuar për krime lufte. Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë dhe krime të tjera. Elementet e mbështetjes zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve serbë në varrim është për keqardhje të thellë. Ky është një dështim për t’u përballur me një kapitull të errët të historisë së re evropiane dhe është kundër vlerave që çojnë Serbinë drejt BE-së”, thuhet në postimet që kanë bërë me të njëjtën përmbajtje presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Kujtimet tona sot janë me viktimat e krimeve të kryera në hapësirën e ish-Jugosllavisë”, thuhet në prononcimet e dy krerëve të institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian.

Vuçiqi theksoi se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme për fuqinë e saj dhe “për raportin e madhësisë së Serbisë me Evropën”.

Ai tha se Serbia do të vazhdojë ta ruajë paqen dhe stabilitetin, të përparojë dhe ta forcojë ushtrinë e saj.

“Ata kanë krijuar aleanca ushtarake! Kroacia, Prishtina dhe Tirana, jo ne! Dhe tani thonë: Serbia po armatoset? Jo, ne do të shikojmë që të na shkelni dhe të kryeni agresion ndaj vendit tonë”, tha Vuçiqi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 657)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (182)
  • Shpallje (1)
  • Sport (421)
  • TV (90)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com