Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shprehur shqetësimin e tyre për mënyrën se si Igor Simiq i Listës Serbe e bëri propozimin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Simiq në propozimin e tij tha se po bëhet “në emër të popullit serb”.
Për këtë çështje ka reaguar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla- Schwarz, e cila ka thënë se nuk ka popull serb në Kosovë, vetëm komunitet.
“Propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është skandaloz dhe i papranueshëm. Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, deklaroi Gërvalla.
Këtë postim ajo e ka bërë pasi Igor Simiq e propozoi Slavko Simiqin duke deklaruar se “propozimi vjen në emër të popullit serb”.
““Në emër të popullit serb dhe me nënshkrimet e 9 nga 10 deputetët që e bëjnë shumicën e deputetëve serbë e propozojmë Slavko Simiqin për nënkryetar”, ka thënë Igor Simiq”, tha ai në Kuvend.
