Avdullah Hoti ka folur pas ndërprerjes së seancës konstituive.
Sipas tyre kjo është pjesë e një “loje” politike që po përsëritet tash e një muaj.
Hoti tha se nuk sheh asnjë arsye që deputetët të mos votojnë për Shalën.
“Është loja e tyre që ka qenë e pritur, e njëjta gjë tash e një muaj. Nuk ka asnjë arsye që të mos votohet Shala”, tha Hoti.
Sipas tij zvarritja po bëhet për të caktuar zgjedhjet në datën që i konvenon.
