Arlind Berisha ka pësuar humbjen e parë në karrierën profesionale, pasi u mposht nga amerikani Quentin Pasley në main eventin e javës së pestë të Dana White’s Contender Series.
Shqiptari u përball me amerikanin e pamposhtur në kategorinë light heavyweight në “Meta APEX” në Las Vegas, në një duel ku të dy luftëtarët hynë në kafaz pa asnjë humbje në karrierën profesionale.
Berisha, shqiptari i parë që garoi në Dana White’s Contender Series, e nisi këtë përballje me një bilanc prej pesë fitoresh dhe asnjë humbjeje. Të gjitha fitoret e tij të mëparshme i kishte siguruar me ndërprerje në raundin e parë.
Megjithatë, përballja e kësaj here përfundoi në favor të Pasleyt. Amerikani arriti ta kontrollojë Berishën në momentet e fundit të raundit të parë, duke e rrëzuar dhe duke marrë pozicion dominues në tokë.
Nga aty, Pasley e goditi Berishën me bërryla të fuqishëm, deri në ndërhyrjen e gjyqtarit, i cili e ndali duelin.
Ndeshja u mbyll zyrtarisht në minutën 4:41 të raundit të parë me nokaut teknik (TKO).
Me këtë fitore, Pasley e çoi bilancin e tij në katër fitore në po aq ndeshje profesionale.
Për Berishën, kjo ishte humbja e parë në karrierën profesionale, pas pesë fitoreve radhazi.
ELBOWS OUT OF NOWHERE 🤯
Quentin Pasley earns the KO with some NASTY shots!
[ #DWCS | LIVE on @ParamountPlus ] pic.twitter.com/VJHQ9NxR0f
— UFC on Paramount+ (@UFConParamount) September 9, 2026
