DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku pas seancës së sotme: Qëndrimet e LDK-së janë në funksion të mbrojtjes së Republikës

9 Shtator 2026
A A
Abdixhiku: Nuk do të mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës, do të ndërpres angazhimet për formimin e institucioneve
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjørnstad.

Gjatë takimit, Abdixhiku dhe ambasadori Bjørnstad kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë te zhvillimet e fundit në Kuvend dhe seanca e sotme konstituive, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën aktuale politike dhe “qëndrimet mbi të cilat LDK-ja e ka ndërtuar dhe vazhdon ta mbajë këtë pozicion, në funksion të mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës dhe funksionalitetit të institucioneve”, thuhet në njoftim.

Sipas LDK-së, gjatë takimit është diskutuar edhe për rëndësinë e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku vlerësoi edhe një herë mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Norvegjisë për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve”, përfundon njoftimi.

 

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com