DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Drenasi prej ditësh pa ujë, Lladrovci paralajmëron padi për mosveprim institucional: S’e meritojmë këtë trajtim

10 Shtator 2026
A A
Ramiz Lladrovci thërret konferencë për media
Share on Facebook

Autoritetet konfirmuan se ukrainasit sulmuan portin në Soçi, qytetin turistik rus në Detin e Zi.

Kuvendi i Komunës së Drenasit ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për problemet e vazhdueshme me furnizimin me ujë të pijshëm, pas thirrjes së kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci.

Gjatë seancës, Lladrovci tha se situata është rënduar ndjeshëm dhe se qytetarët po përballen me ndërprerje të shpeshta dhe të zgjatura të furnizimit me ujë.

Ai theksoi se mbledhja nuk është thirrur për motive politike apo për të sulmuar institucionet qendrore, por për të paraqitur gjendjen me të cilën po përballen banorët e Drenasit.

“Uji është jetë. Drenasi nuk ka ujë. Drenasi nuk meriton këtë trajtim”, deklaroi Lladrovci, duke e cilësuar situatën si të papranueshme.

Sipas tij, Komuna ka treguar mirëkuptim ndaj problemeve dhe defekteve të KRU “Prishtina”, por ndërprerjet e ujit, veçanërisht pas reshjeve, tashmë kanë tejkaluar, siç u shpreh ai, çdo kufi të tolerueshëm.

Lladrovci bëri të ditur se gjatë tri viteve të fundit Komuna e Drenasit ka investuar rreth 3 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit, përfshirë gypat primarë dhe sekondarë. Po ashtu, sipas tij, janë realizuar më shumë se 3 mijë kyçje të ekonomive familjare në rrjetin e ujit të pijshëm.

Ai përmendi edhe investimet në stacionet e pompimit dhe kapacitetet alternative për furnizim.

Kryetari i Drenasit kërkoi nga KRU “Prishtina” dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që problemit t’i jepet prioritet dhe të ndërmerren masa konkrete për sigurimin e furnizimit të rregullt.

“Drenasi është i diskriminuar me mungesë të ujit. Qytetarët e Drenasit po i bartin pasojat”, tha ai.

Lladrovci paralajmëroi gjithashtu se Komuna mund t’u drejtohet organeve të drejtësisë për, siç tha, mosveprim dhe moskryerje të përgjegjësive nga institucionet përgjegjëse për furnizimin me ujë.

Shqetësimin për mungesën e ujit e kanë shprehur edhe asambleistët e Kuvendit Komunal, të cilët kërkuan ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problemit.

Në përfundim të mbledhjes, Lladrovci përsëriti kërkesën e Komunës, duke e përmbledhur atë me një fjali: “Duam ujë për qytetarët e Komunës së Drenasit.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 719)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 735)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com