Policia e Kosovës ka njoftuar nënraportin e rregullt ditor se persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në një shtëpi në Prishtinë dhe kanë vjedhur një armë gjuetie.
Policia e ka cilësuar rastin si vjedhje të rëndë dhe ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për ta zbardhur rastin.
