Një person është ndaluar nga Policia në fshatin Blaq të Dragashit pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri.
Policia kishte pranuar informata dhe një video-incizim lidhur me rastin.
Shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit janë bastisur, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Ai është liruar në procedurë të rregullt.
