DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

10 Shtator 2026
A A
Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro
Share on Facebook

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 92 mijë e 150 lekë, ose rreth 1 mijë euro, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Në vlerën neto, kjo pagë është rreth 880 euro.

Sipas Institutit të Statistikave, rroga mesatare u rrit për 9,8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pagat më të larta u regjistruan në aktivitetet financiare dhe të sigurimit. Mesatarja në këtë sektor ishte 187 mijë e 267 lekë, ose rreth 2 mijë e 36 euro.

Në sektorin e informacionit dhe komunikacionit, rroga mesatare arriti në 143 mijë e 528 lekë, ose rreth 1 mijë e 560 euro.

Në statistikat e pagave që i publikoi Instat, të enjten, sipas profesioneve, menaxherët, ligjvënësit dhe drejtorët ekzekutivë kishin pagë mesatare prej 141 mijë e 168 lekësh, ose rreth 1 mijë e 534 euro.

Specialistët me arsim të lartë paguhen mesatarisht 119 mijë e 152 lekë, ose rreth 1 mijë e 295 euro.

Rritja më e lartë vjetore u shënua në sektorin e ndërtimit, me 22,1 për qind.

Ndërkohë, rritja më e ulët u regjistrua në art, argëtim dhe shërbime të tjera, me 6,4 për qind.

Punonjësit me pagë minimale prej 50 mijë lekësh, ose rreth 543 euro, përbënin 25,8 për qind të të punësuarve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 719)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 766)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com