DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deputeti i PDK-së: S’marrim pjesë në takime të thirrura nga Kurti për çështjen e nënkryetarëve

10 Shtator 2026
A A
Këta janë kandidatët më të votuar deri tani në PDK
Share on Facebook

PDK nuk do të marrë pjesë në asnjë takim të thirrur nga kryetari i LVV-së për të diskutuar për çështjen e nënkryetarëve.

Kështu bëri të ditur deputeti i kësaj partie, Jakup Nura.

Nura tha se partia e tij nuk lëviz nga propozimi i Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit. Ai e cilësoi si lojë të LVV-së kushtëzimin për votimin e nënkryetarëve të opozitës me votimin e presidentit.

“Kjo është hera e parë që një parti që e ka kryetarin e Kuvendit përpiqet t’ia imponojë emrat e të tjerëve ose dikë që nuk e përzgjedh partia. Kjo është diçka për herë të parë dhe nuk duhet të bëhet precedent për të ndërhyrë në të drejtën e partive politike edhe sa i përket nënkryetarëve të zgjedhur. Është hera e parë që bëhet kjo bllokadë, por mendoj se është e paarsyeshme dhe e pakuptimtë. Kjo është e qëllimshme, s’do duhej të ndodhte. Nënkryetarët do duhej të votohehin në pako, por siç po shihet, kjo është një lojë e tyre. Se gjoja po bëjnë përpjekje për të ndërtuar institucionet, e në fakt është e kundërta.

Ne nuk luajmë nga qëndrimet tona. E kemi menduar mirë, e kemi llogaritur kush e përfaqëson PDK-në si nënkryetare e Kuvendit. Atë emër s’e kemi çuar sa për sy e faqe, por e kemi llogaritur që ajo është Vlora Çitaku dhe do të qëndrojmë pas saj. I arsyeshëm çdo takim për të diskutuar për nënkryetarët. S’do të marrim pjesë”, tha Nura.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 719)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 766)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com