DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pas kërkesës për 6 vjet burgim për Thaçin, OVL-UÇK: ZPS po tenton t’i arsyetojë dështimet e veta

10 Shtator 2026
A A
Mickoski distancohet nga protesta për çlirimtarët në Shkup, OLV-UÇK thërret konferencë
Share on Facebook

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të dënohet me gjashtë vjet burgim në çështjen penale që lidhet me administrimin e drejtësisë.

Në fjalën përfundimtare, ZPS-ja kërkoi gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tre vjet për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, si dhe nëntë muaj burgim për Hajredin Kuçin.

OVL-UÇK i ka cilësuar këto kërkesa si të pritshme, duke pretenduar se ato janë vazhdimësi e qasjes që, sipas organizatës, Prokuroria e Specializuar ka ndjekur gjatë proceseve ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë.

“Për ne, këto kërkesa nuk janë befasi. Ato vijnë nga e njëjta Prokurori e Specializuar, e cila gjatë gjithë këtij procesi ka ndërtuar një qasje të njëanshme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe ka ngritur akuza mbi një material të kontestueshëm, përfshirë edhe materiale të ardhura nga Serbia”, thuhet në reagim.

Organizata ka ngritur gjithashtu dyshime nëse kërkesat për dënime të rënda po përdoren nga ZPS-ja për të arsyetuar, siç pretendon OVL-UÇK, dështimet në proceset e zhvilluara në Hagë.

“Është e vështirë të mos shtrohet pyetja nëse, përballë dështimeve të saj në proceset e zhvilluara në Hagë, ZPS-ja sot po përpiqet ta arsyetojë punën e vet përmes një qasjeje edhe më ndëshkuese në rastin e pengimit të drejtësisë”, ka deklaruar OVL-UÇK.

Sipas organizatës, në vend që të reflektojë mbi “dobësitë, kontradiktat dhe dështimet e provave”, Prokuroria po vazhdon të kërkojë dënime të ashpra me burgim.

“Kjo nuk e forcon besimin në drejtësi. Përkundrazi, e thellon shqetësimin se kemi të bëjmë me një prokurori që ka ndërtuar një narrativë të paracaktuar ndaj UÇK-së dhe njerëzve që i shërbyen asaj”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK ka bërë të ditur se nuk pret një rezultat pozitiv nga Prokuroria, por ka shprehur pritjen që gjykatësit ta bazojnë vendimin e tyre vetëm në ligj dhe në prova.

“Vendimi duhet të mbështetet në ligj dhe në standardet më të larta të drejtësisë, e jo në narrativat e Prokurorisë. Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme dhe drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime politike”, përfundon reagimi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 719)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 778)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com