DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama për 11 Shtatorin: Kujtesa është përgjegjësi ndaj së ardhmes

11 Shtator 2026
A A
Rama: Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi për miratimin dhe financimin e ekspozitës në shesh
Share on Facebook

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

Rama tha se 11 Shtatori mbetet një nga momentet që e detyron shoqërinë të reflektojë jo vetëm mbi përmasat e tragjedisë, por edhe mbi brishtësinë e lirisë dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë.

“Sulmet ndaj Shteteve të Bashkuara ishin sulme ndaj jetës njerëzore dhe ndaj një rendi vlerash të ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, 25 vjet pas tragjedisë, përkujtimi i viktimave përbën edhe një riafirmim të vlerave demokratike.

“Demokracia nuk është vetëm sistem institucionesh, është një kulturë e lirisë që kërkon përgjegjësi, solidaritet dhe qëndrueshmëri përballë atyre që synojnë ta zëvendësojnë lirinë me frikën”, u shpreh ai.

Në fund, Rama tha se viktimat e 11 Shtatorit duhet të kujtohen me respekt, ndërsa shprehu solidaritetin e tij me Shtetet e Bashkuara.

“Kujtesa nuk është vetëm nderim i së kaluarës. Është përgjegjësi ndaj së ardhmes”, përfundoi Rama.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 720)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 793)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com