Policia njoftoj se një grua e cila ishte raportuar si e zhdukur më 22 gusht 2026 është gjetur në Malishevë, njofton Policia e Kosovës.
Rasti është evidentuar më 11 shtator, rreth orës 23:40, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Sipas raportit policor, njësia policore ka ndaluar gruan, shtetase kosovare, dhe pas verifikimit është konstatuar se bëhej fjalë për personin që ishte raportuar më herët si i zhdukur.
“Lidhur me rastin e datës 22.08.2026, Njësia Policore ka ndaluar viktimën femër kosovare dhe pas verifikimit rezulton se viktima është person i raportuar e zhdukur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. Viktima ka deklaruar se me vetë dëshirë është larguar nga personi qe ka bashkëjetuar dhe nuk dëshiron te kthehet me tek ai”.
