DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Raportohet se është arrestuar një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit

12 Shtator 2026
A A
Raportohet se është arrestuar një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje, pasi një ditë më herët, përmes rrjetit social, kishte publikuar në profilin e tij një koment me përmbajtje kërcënuese.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është kosovar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si kanosje.

Burimet brenda MPB-së i kanë thënë RTKlive se bëhet fjalë për J.S., i cili, sipas të dhënave të siguruara nga institucionet e sigurisë, figuron i dyshuar në gjithsej 31 raste kriminale të evidentuara gjatë periudhës 2000–2023.

Të dhënat tregojnë se rastet në të cilat ai është evidentuar si i dyshuar lidhen me një gamë të gjerë veprash penale. Në mesin e tyre përfshihen vrasja në tentativë, sulmi, kanosja, posedimi dhe përdorimi ilegal i armëve, si dhe raste të tjera të natyrave të ndryshme.

Në evidencat e sigurisë përmenden gjithashtu raste për vjedhje, zhvatje, pengim të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë, prishje të rendit publik dhe dëmtim të pasurisë.

Në disa prej rasteve janë evidentuar edhe gjetje të armëve të zjarrit dhe shkarkim i armës.

Sipas të dhënave, numri më i madh i rasteve në të cilat Selmani figuron i dyshuar është regjistruar gjatë periudhës 2000–2011, kryesisht për vepra që lidhen me armë, dhunë, kanosje dhe zhvatje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 720)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 867)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (184)
  • Sport (423)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com