DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tragjedi në Fushë Kosovë: 26-vjeçarja rrëzohet në mes të rrugës dhe ndërron jetë

12 Shtator 2026
A A
Policia për vrasjen e dyfishtë në Malishevë: Viktimat u dërguan në QMF në Kijevë, mjekët konstatuan vdekjen
Share on Facebook

Një skenë e rëndë është regjistruar mbrëmë në Fushë Kosovë, ku një vajzë e re është rrëzuar papritur në rrugë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së ekipit mjekësor, nuk ka arritur të mbijetojë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në rrugën “Nëna Terezë”, përballë KAM Market.

Viktima është identifikuar si Fatime Kosumi, 26-vjeçare.

Pas raportimit se një person ishte parë i shtrirë në rrugë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë njësitë policore dhe autoambulanca.

Ekipi mjekësor ka intervenuar në vend, por për të renë tashmë ishte tepër vonë. Mjeku kujdestar ka konstatuar se ajo ishte pa shenja jete.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë siguruar gjatë trajtimit të rastit, tregojnë se 26-vjeçarja është rrëzuar vetvetiu.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, Policia nuk ka identifikuar ndonjë person të dyshuar në lidhje me vdekjen e saj.

Trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku pritet të kryhen ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Për rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Rrethanat që çuan në vdekjen e papritur të 26-vjeçares mbeten objekt i hetimeve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 720)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 867)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (184)
  • Sport (423)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com