Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i është bashkuar “Marshit për Liri” i cili po organizohet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ai ka thënë se mungesa e Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut në Marshin për Liri është e pakuptimtë.
“Ajo që po ndodhë në Hagë dhe tri shkronjat e UÇK-së, nuk ka ndarje, i takon çdo shqiptari. Nëse diku nuk duhet të ketë ndarje është ky rast, edhe ata që s’marrin pjesë e dijnë mirë se çka do të thotë vendimi i së mërkurës për shtetin, të ardhmen dhe historinë e Kosovës. Për mu është e pakuptimtë, shkronjat e UÇK-së duhet t’i bashkojnë ata që e ndjejnë vetën shqiptarë dhe krenarë. Kështu që sot do të ishte mirë që të gjithë të ishim bashkë”, ka thënë ai.
