Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Prishtinë në kuadër të “Marshit për Liri”, duke shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Pjesëmarrësit kanë mbajtur në duar pankarta me mesazhe të ndryshme, përmes të cilave kanë përcjellë qëndrimet e tyre për procesin dhe pritjet për drejtësi.

“S’ka qetësi nëse vendimi sjell padrejtësi”, shkruhet në njërën prej pankartave.
Në një tjetër pankartë shkruhet: “Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë”.
“Ne emër të popullit çlirimtar”, është një tjetër nga mesazhet e bartura nga qytetarët gjatë marshit.

