DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gucati: Drejtësia nuk guxon të shndërrohet në rishikim të historisë

12 Shtator 2026
A A
Gucati: Drejtësia nuk guxon të shndërrohet në rishikim të historisë
Share on Facebook

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar proces të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke thënë se drejtësia nuk duhet të përdoret për rishkrimin e historisë së luftës së Kosovës.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në “Marshin për Liri”, Gucati ka thënë se UÇK-ja u ngrit kundër shtypjes dhe se e vërteta e çlirimit të Kosovës duhet të mbrohet.

“Jemi mbledhur për të vertetën e një populli që luftoi për të mbijetuar, për të qenë të lirë dhe për të pasuruar shtetin tonë. Jemi mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e çlirimit të Kosovës, dhe dinjitetin e atyre që bartën këtë barrë të rëndë. Ushtria çlirimtare e Kosovës nuk e krijoi shtypjen, ajo u ngrit kundër saj. Drejtësia nuk guxon kurrë të shndërrohet në rishikim të historisë e as ta ndjekë penalisht në një armë kundër çlirimtarëve tonë. Ne e kërkojmë një proces të drejtë dhe të paanshëm, me respekt të plotë për të drejtat e secilit të akuzuar. Kosova nuk ishte vetëm po kishte mbrapa shtetet e bashkuara të Amerikës dhe superfuqinë botërore NATO-n; ishim aleatët tanë në ditët më të vështira, kur populli ynë luftonte për mbijetesë”, tha ai.

Gucati ka theksuar se liria e Kosovës është arritur përmes sakrificës, duke kundërshtuar çdo përpjekje për kriminalizimin e luftës.

“Liria e Kosovës u fitua me sakrificë; asnjë sallë e gjyqit nuk mundet ta fshijë këtë të vërtetë e asnjë agjent politik nuk mundet ta kriminalizojë luftën tonë të drejtë. Ne e kërkojmë drejtësi e jo historia jonë të rishkruhet. Lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi ushtrisë çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 720)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 882)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (184)
  • Sport (423)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com