Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas Marshit për Liri, i cili u zhvillua sot në kryeqytet, duke thënë se “Prishtina kurrë nuk është dukur më e bukur”.
Çitaku, ka deklaruar edhe se, “Prishtina foli edhe për ata që nuk janë më, për të rënët, për dëshmorët, për familjet që dhanë më të dashurit e tyre, për një gjeneratë që rrezikoi gjithçka që ne sot të mund të jetojmë të lirë”.
Postimi i saj i plotë:
Kurrë më e bukur nuk është dukur Prishtina.
Të rinj e të moshuar. Gra e burra. Nëna e baballarë. Fëmijë që luftën e njohin vetëm nga rrëfimet e prindërve të tyre dhe njerëz që ende i bartin plagët e saj.
Një popull i ngritur në këmbë.
Si një.
Me një zë.
Me një histori.
Me një porosi.
Me një thirrje:
LIRI!
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi sot morën verdiktin e popullit të tyre.
Të pafajshëm!
Sepse ne kërkojmë drejtësi. Sepse nuk pranojmë që lufta jonë për liri të rishkruhet. Nuk pranojmë që historia e një populli që luftoi për të qenë i lirë të njolloset.
Sot Prishtina foli edhe për ata që nuk janë më. Për të rënët. Për dëshmorët. Për familjet që dhanë më të dashurit e tyre. Për një gjeneratë që rrezikoi gjithçka që ne sot të mund të jetojmë të lirë.
Ishte diçka jashtëzakonisht e fuqishme ta shihje Kosovën sot.
Një popull i tërë, bashkë, përballë historisë së vet.
Sepse ka momente kur një popull duhet ta kujtojë kush është, nga ka ardhur dhe sa shumë ka kushtuar liria e tij.
Sot ishte një prej atyre momenteve.
Kosova kujtoi se lirinë nuk e morëm dhuratë. Për të u luftua. Për të u sakrifikua. Për të u dhanë jetë.
Hashim, Kadri, Jakup, Rexhep,
sot Kosova ishte në këmbë për ju.
Sot e morët verdiktin e popullit tuaj:
Të pafajshëm!
Tash ju presim aty ku e keni vendin.
Në Kosovën e lirë, për të cilën luftuat.
Ju presim në shtëpi, çlirimtarë!
LIRI!
