DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Dorëzohet” LVV-ja: Pranon t’i votojë Çitakun dhe Shalën

12 Shtator 2026
A A
Vetëvendosja nuk do t’ia dijë: nuk ndalet së referuari deputetëve si “ministra”
Share on Facebook

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka diskutuar situatën politike dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Në njoftimin e LVV-së thuhet se vendi ndodhet në një moment vendimtar për sigurimin e stabilitetit institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe për shmangien e zgjedhjeve të reja, të cilat, sipas tyre, do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet.

LVV ka bërë të ditur se nesër do t’i votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

“Presim që pas konstituimit të Kuvendit ky hap i vullnetit të mirë të reflektojë në konstruktivitet të tyre duke votuar për president, qoftë ajo edhe votë kundër”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Nga kjo parti kanë theksuar se janë të gatshëm të votojnë për kandidatët e opozitës, me kushtin që ata të mos e bojkotojnë procesin e zgjedhjes së presidentit dhe të mos kontribuojnë në përsëritjen e zgjedhjeve.

LVV ka përmendur edhe procesin e vitit 2025, kur, sipas saj, për shkak të mungesës së votave dhe refuzimit të kandidatëve nga partitë opozitare, ishte detyruar të ndryshonte disa herë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Në fund, Vetëvendosje ka shprehur pritjen që Kujtim Shala të marrë pjesë edhe në seancën ku pritet të votohet për Bekim Sejdiun si president, në kuadër të marrëveshjes LVV-LDK.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com