DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

13 Shtator 2026
A A
Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën
Share on Facebook

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar edhe sot të flasë për Kosovën, këtë herë duke deklaruar se pret nga KFOR-i ta ruajë sigurinë në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Jam i sigurt, edhe nga shkëmbimi i letrave me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se KFOR-i do të ruajë sigurinë e banorëve në Kosovë. Nuk mendoj se as evropianëve dhe as amerikanëve u intereson çfarëdo forme e dhunës”, ka deklaruar Vuçiq.

Pas një stërvitjeje ushtarake në Peshter në Serbi, ai ka shprehur shpresën se gjithçka që është dakorduar për Kosovën do të respektohet, shkruajnë media në Serbi.

Vuçiq ka vazhduar duke pretenduar se “në çfarë duhet të besojnë qytetarët” nëse, me shpalljen e aktgjykimit të mërkurën, sipas tij, rezulton se askush nuk është fajtor për vrasjen e civilëve.

Deklaratat e sotme të Vuçiqit vijnë vetëm një ditë pasi ai vazhdoi me pretendime të reja për Hashim Thaçin dhe procesin në Hagë. Vuçiq deklaroi se gjatë qëndrimit në Paris kishte marrë, siç tha ai, “sinjale të ndryshme” lidhur me vendimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, pa dhënë dëshmi apo hollësi konkrete për këto pretendime.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com