DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Reuters: Kuvendi i Kosovës e rizgjedh Albin Kurtin kryeministër, kriza politike vazhdon

13 Shtator 2026
A A
Kurti nga Kuvendi deklarohet për ish-krerët: Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK’në
Share on Facebook

Kuvendi i Kosovës e rizgjodhi Albin Kurtin kryeministër të dielën, pasi partia e tij doli e para në zgjedhjet e qershorit, por dështimi për ta zgjedhur një president mund ta çojë vendin në zgjedhje të tjera të parakohshme, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Kurti u zgjodh me 62 vota në Kuvendin me 120 vende.

“Ky mandat ka të bëjë me rikthimin e fuqishëm të sigurisë dhe prosperitetit për qytetarët”, tha Kurti para votimit. “Zgjedhjet e përsëritura vetëm sa e kanë penguar të njëjtën qeveri që të qeverisë”.

 

Në fund të gushtit, Kurti arriti një marrëveshje me opozitën, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila ka 18 deputetë, për ta mbështetur profesorin e së drejtës Bekim Sejdiun si president të ri. Një ditë më vonë, gjashtë deputetë të LDK-së thanë se nuk do ta respektonin vendimin e liderit të tyre.

Mbetet e paqartë se kur do të zhvillohet votimi për presidentin. Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë një president të ri, Kosova do të duhej të mbante një tjetër palë zgjedhjesh të parakohshme, të katërtat në vetëm dy vjet.

Kosova, një nga vendet më të varfra të Europës, synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por Brukseli ka thënë vazhdimisht se vendi ka nevojë për institucione të qëndrueshme, të afta për të zbatuar reformat e kërkuara për anëtarësim.

Paqëndrueshmëria politike ka vonuar reformat dhe ka ngadalësuar qasjen në fondet e BE-së. Për zgjedhjen e presidentit, i cili kryesisht ka një rol ceremonial, nevojiten dy të tretat e votave.

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca, bojkotuan seancën dhe thanë se do t’i kërkonin Gjykatës Kushtetuese të shqyrtonte nëse ishte shkelur ligji kur u konstituua Kuvendi. As LDK-ja nuk mori pjesë në votimin e qeverisë së re.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com