DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Paralajmërimi i ambasadës amerikane, deklarohet KFOR-i

14 Shtator 2026
A A
Pretendimi se NATO ka lëshuar raketa nga Kosova, deklarohet KFOR
Share on Facebook

Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, është deklaruar lidhur me paralajmërimet për protestat e mundshme më 16 shtator, ditën kur shpallet aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në një përgjigje KFOR-i thotë se vazhdimisht përshtat dhe rregullon qëndrimin e tij në përputhje me mjedisin e sigurisë dhe kërkesat operacionale, në mënyrë që misioni ynë të mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e qëllimit të tij.

“Ne nuk komentojmë mbi masat specifike operacionale.

KFOR-i ruan kapacitetet, gatishmërinë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të zbatuar mandatin e tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999″, thuhet në përgjigje.

Tutje, misioni i Aleancës Veriatlantike thekson se vazhdon të punojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, ku secili vepron brenda roleve të veta përkatëse si përgjegjës për reagimin në fushën e sigurisë.

“KFOR-i mbetet i përkushtuar për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it.

Lidhur me zhvillimet e së mërkurës ka reaguar edhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Sipas njoftimit, ambasada amerikane kërkon që të shmangen zonat ku do të zhvillohet protesta dhe kërkon që të ketë kujdes nëse dikush gjendet pranë grumbullimeve të mëdha.

Në mesin e thirrjeve të kësaj ambasade, është edhe shmangie e zonave ku mund të ketë grumbullime të mëdha, mundësia e mbylljes së rrugëve dhe pengesave në trafik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com