DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

14 Shtator 2026
A A
Thaçi nga Haga: E shoh garën politike pas vetes, por jo jetën politike
Share on Facebook

Gazetarja Rina Mujku, ka treguar procedurat në Dhomat e Specializuara në Hagë, nëse ish-presidenti Hashim Thaçi shpallet i pafajsëm të mërkurën, duke marrë parasysh edhe gjyqin e dytë që po vazhdon në Hagë.

Mujku tregoi se nëse verdikti i 16 shtatorit është lirues, atëherë Thaçi duhet të bëjë kërkesë për lirim me kusht, për rastin e dytë, ku akuzohet për tentim pengim të drejtësisë.

“Duke qenë se ka një proces tjetër gjyqësor, i cili është duke vazhduar në Dhomat e Specializuara, nëse ka një verdikt lirues më 16 shtator, ai duhet të paraqes sërish një kërkesë për lirim me kusht, te gjyqtari i vetëm Christopher Gosnell dhe më pas ta marrë përgjigjen.”

Ajo tregoi se ish-presidenti ka dashur që vendimin e së mërkurës ta pres në liri, pasi kishte dashur të jetë i lirë me kusht në rastin e dytë.

“Madje Thaçi ka dashur të jetë i lirë me kusht në rastin e dytë për verdiktin e 16 shtatorit, në mënyrë që nëse lirohet, të jetë plotësisht i lirë edhe nga rasti i dytë dhe të mos ketë nevojë t’i nënshtrohet sërish procedurave, duke qenë se ka kërkuar lirimin me kusht nën garancinë financiare prej 50 mijë eurosh, në korrik të këtij viti, e po ashtu ka vet ofruar edhe 13 kushte të tjera, duke plotësuar 14 kushte qe i ka vënë gjyqtari i vetëm ndaj të bashkakuzuarve të tij, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu. Mirëpo, Gosnell në fillim nuk e ka pranuar kërkesën e parë fare të parë të Thaçit dhe e ka lënë këtë çështje të hapur për diskutim, pasi të merret një vendim më 16 shtator, në vendimin e radhës për rishikimin e paraburgimit.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com