DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Liria ka Emër”: Populli i Kosovës dha mesazhin e tij të qartë – çlirimtarët janë të pafajshëm

14 Shtator 2026
A A
“Liria ka Emër”: Populli i Kosovës dha mesazhin e tij të qartë – çlirimtarët janë të pafajshëm
Share on Facebook

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha, në konferencën e fundit për media në Prishtinë, falënderoi qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen masive në “Marshin për Liri”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen në Hagë.

Hoxha e cilësoi marshin si një aktivitet dinjitoz dhe madhështor.

“Mesazhi ishte i qartë, si në fotografi ashtu edhe në përmbajtje: Populli i Kosovës i shpalli çlirimtarët plotësisht të pafajshëm”, tha Hoxha.

Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për organet e sigurisë për bashkëpunimin, si dhe për kompanitë dhe të gjithë kontribuuesit që ndihmuan në realizimin e marshit.

Duke folur për aktivitetet e zhvilluara para marshit të 12 shtatorit, Hoxha falënderoi komunat për organizimin e “Orëve të Pritjes”, si dhe qytetarët dhe organizatat që i kanë vendosur ato në mënyrë vullnetare.

Hoxha shprehu mirënjohje të veçantë edhe organizatave të dala nga lufta dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për aktivitetet e përbashkëta në shtatë Zonat Operative, nën siglën “Zjarret e Lirisë”.

Platforma “Liria ka emër” shprehu gjithashtu mirënjohje për të gjitha bashkësitë fetare, grupet kulturore e sportive, komunitetet joshumicë, partitë politike dhe bizneset që kanë mbështetur në vazhdimësi marshin dhe aktivitetet e platformës.

Gjatë ditës së sotme, platforma “Liria ka emër” ka qenë pjesë e konferencës “Lufta për UÇK-në”, ku akademikë, përfaqësues të universiteteve dhe shoqërisë civile kanë trajtuar çështje që lidhen me kujtesën kolektive, historiografinë, rrëfimet për luftën dhe riinterpretimet që po derivohen nga proceset juridike.

Nga data 15 shtator, platforma “Liria ka emër” zhvendos aktivitetet e saj në Hagë, ku së bashku me diasporën shqiptare do të organizojë aktivitetin “Nata e Pritjes”.

Më 16 shtator, platforma pret vendimin përfundimtar për çlirimtarët dhe shpreh shpresën për një ditë feste për Kosovën.

Në përmbyllje, Eliza Hoxha falënderoi të gjitha mediat për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në rrugëtimin gjashtëvjeçar të platformës “Liria ka emër”.

“Faleminderit për bashkërrugëtimin dhe mbështetjen tuaj tash e gjashtë vjet”, përfundoi Hoxha.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 013)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (185)
  • Sport (423)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com