Dogana e Kosovës përmes një komunikate ka informuar udhëtarët se pajisjet elektronike të sjella nga jashtë vlerësohen në bazë të rregullave që zbatohen për bagazhin personal dhe importet jo-tregtare.
Dogana ka theksuar se kufijtë e lirimit të përgjithshëm për bagazhin në trafik rrugor është 300 euro, në trafik ajror 430 euro, në trafik hekurudhor 300 euro dhe për udhëtarët nën moshën 15 vjeç 150 euro.
“Kur kushtet për lirimin nga detyrimet nuk plotësohen, ose kur mallrat janë të destinuara për qëllime tregtare, duhet të respektohen procedurat doganore dhe të paguhen detyrimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e doganës.
