DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dështon gjykimi ndaj 21 ish-eprorëve serbë për dëbimin e mbi 862 mijë shqiptarëve – avokatët nuk u pajisën me dosjen

15 Shtator 2026
A A
Dështon gjykimi ndaj 21 ish-eprorëve serbë për dëbimin e mbi 862 mijë shqiptarëve – avokatët nuk u pajisën me dosjen
Share on Facebook

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj 21 ish-zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe policorë serbë, të akuzuar në mungesë për dëbimin masiv të shqiptarëve nga Kosova gjatë vitit 1999.

Seanca po drejtohej nga trupi gjykues me kryetaren Medie Bytyqi, e cila konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e shqyrtimit.

Shkak për dështimin e seancës u bë mospajisja e avokatëve mbrojtës me shkresat e lëndës. Mbrojtësit e caktuar sipas detyrës zyrtare nuk e kishin pranuar dosjen e plotë dhe, rrjedhimisht, nuk kishin pasur mundësi të përgatiteshin për mbrojtjen e të akuzuarve.

Në këtë rast akuzohen Zlatomir Pesiq, Mladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçeviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Krsman Jeliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Millosh Doshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovaçeviq.

Të gjithë po gjykohen në mungesë, pasi vazhdojnë të jenë të paarritshëm për autoritetet e drejtësisë në Kosovë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, gjatë periudhës janar–qershor 1999, të pandehurit kishin autoritet dhe kontroll efektiv mbi forcat ushtarake dhe policore serbe që vepronin në Kosovë.

Prokuroria pretendon se ata kishin njohuri se forcat nën komandën ose kontrollin e tyre po kryenin sulme të armatosura ndaj vendbanimeve shqiptare, djegie dhe shkatërrim të pronave, përndjekje, ndalime arbitrare dhe zhvendosje me dhunë të popullsisë civile.

Sipas dosjes, këto veprime rezultuan me organizimin e kolonave të civilëve shqiptarë dhe dëbimin e tyre drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Numri i përgjithshëm i të dëbuarve pretendohet se arrin në 862 mijë e 979 persona.

Të pandehurit akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, mbi bazën e përgjegjësisë komanduese.

Kjo nuk është hera e parë që dështon nisja e këtij procesi. Edhe seanca e planifikuar më 1 korrik 2026 ishte shtyrë për shkak të problemeve me sigurimin e mbrojtësve sipas detyrës zyrtare dhe mungesës së disa avokatëve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 043)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (185)
  • Sport (424)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com