DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çitaku ka një lutje për veteranët e UÇK-së: Festoni për 17 shkurt, politikanët dhe qeveritë janë të përkohshme

15 Shkurt 2025
A A
Çitaku ka një lutje për veteranët e UÇK-së: Festoni për 17 shkurt, politikanët dhe qeveritë janë të përkohshme
Share on Facebook

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar vendimin e OVL-UÇK-së, për të mos bashkëpunuar me Qeverinë rreth 17-vjetrit të shpallës së pavarësisë.

Ajo ka ftuar veteranët që të festojnë ditën e shpalljes së pavarësisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se politikanët dhe qeveritë janë të përkohshme, kurse ata janë të përhershëm.

Statusi i plotë:

17 Shkurti është kurorëzimi i ëndrrave tona shekullore, i sakrificës së panumërt brez pas brezi. Është dita kur mbi dhimbjen tonë u ngrit flamuri i pavarësisë, kur mbi plagët e luftës u ndërtua shteti ynë i shumëpritur.

Të nderuar veteranë, i kuptoj dilemat tuaja. Si mund të festosh me ata që të kanë mohuar? Si mund të gëzosh me ata që të kanë quajtur mercenar? Si mund ta ndash festën me ata që për vite të tëra të kanë trajtuar si barrë, e jo si themel të kësaj lirie?

Por, veteranë të nderuar, ju që dhatë gjithçka, ju që keni mbetur me plagë në trup e shpirt – kjo është festa juaj! Kjo nuk është festa e politikës, e as e atyre që sot ndajnë popullin e Kosovës në “të mirë” e “të këqij”. Kjo është festa e të gjithë atyre që sakrifikuan; e nënave që nuk panë më kurrë djemtë e tyre; e atyre që luftuan me armë, me fjalë, me guxim e me shpresë.

Feston ose jo, zemra jote di pse.Dhe askush s’mund t’jua marrë meritat. Askush s’mund t’jua zbehë luftën. Askush s’mund t’jua shuajë dhimbjen.

Lutja ime për ju, me përulësi, është: festoni! Politikanët dhe qeveritë janë të përkohshme. Ju jeni të përhershëm.

Pak rëndësi ka nëse jeni pjesë e ceremonive qeveritare. Ju, ju festoni!

Lavdi të rënëve për liri! Respekt i thellë për ju, që e bëtë këtë ditë të mundshme!

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com