Abelard Tahiri ka bërë të ditur se bashkë me Endrit Thaçin janë nisur drejt Hagës, në prag të vendimit përfundimtar për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së.
Tahiri tha se presin vendim lirues.
“Me Endritin, drejt Hagës. Nesër është një ditë e shumëpritur. Pas gjashtë vitesh pritjeje, shprese dhe besimi, presim vendimin lirues për Presidentin Hashim Thaçi dhe shokët e tij. Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Tahiri.
