Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka bërë një dedikim për ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ditë para vendimit të Gjykatës Speciale për katërshen e UÇK’së që po mbahen në Hagë.
Selimi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se “sa më e fortë beteja, aq më të bindur për fitore”.
“Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund”, ka shkruar Selimi.
Nesër Gjykata Speciale nga ora 10:00 pritet ta kumtojë vendimin për ish-krerët e UÇK’së.
