Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar në DTV Media pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hoxhaj e cilësoi vendimin si “të turpshëm”, duke thënë se, sipas tij, ai nuk e pasqyron të vërtetën historike për luftën e UÇK-së.
“Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejtë”, u shpreh Hoxhaj, duke e konsideruar vendimin e gjykatës të papranueshëm.
Ai tha se kjo ditë për Kosovën përbën një “pikë të zezë”, ndërsa shprehu besimin se procesi do të vazhdojë në shkallët e tjera të drejtësisë.
Hoxhaj tha se pret që në procedurat e Apelit vendimi të rishikohet dhe, sipas tij, çështja të mund të kthehet “në pikën zero”.
“Është një vendim i turpshëm dhe i papranueshëm. Besoj se Apeli do ta kthejë këtë çështje në pikën zero”, deklaroi Hoxhaj në DTV Media.
