Një person është arrestuar mëngjesin e 16 shtatorit në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, nën dyshimin për posedim dhe transport të armës.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 07:00, kur i dyshuari, mashkull kosovar, përmes një autobusi ka tentuar të transportonte një valixhe, brenda së cilës ndodhej një pushkë e tipit AK-47, së bashku me 68 fishekë.
Në lidhje me rastin, arma dhe municioni janë konfiskuar nga autoritetet.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
