DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Grabovci: Nuk jam penduar për asgjë, përveç votës për themelimin e Gjykatës Speciale

17 Shtator 2026
A A
Grabovci: Nuk jam penduar për asgjë, përveç votës për themelimin e Gjykatës Speciale
Share on Facebook

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shqiptuar gjithsej 81 vjet burgim ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Ish-i burgosuri politik dhe një nga deputetët që kishte votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale, Adem Grabovci ka deklaruar se është penduar për voten pro themelimit të Gjykatës Speciale.

Grabovci ka thënë se në kohën kur votoi për themelimin e gjykatës kishte besim të plotë te partnerët ndërkombëtarë dhe te pastërtia e luftës së UÇK-së.

“Unë jam njëri ndër deputetët që kam votuar pro gjykatës, me besimin te partnerët tanë, në besim të plotë në pastërtinë e luftës çlirimtare. Ato akuza dhe pretendime mbi bazën e të cilave është ndërtuar kjo gjykatë, raporti i Dick Marty-t, kanë qenë akuza jo vetëm të papranueshme, por të paimagjinueshme”, u shpreh Grabovci.

Grabovci ka thënë se është penduar për votën që kishte dhënë për themelimin e kësaj gjykate.

“Kurrë në jetën time nuk jam penduar për veprimet që kam bërë, përveç votës që i kam dhënë për themelimin e kësaj gjykate”, potencoi ai.

Sipas Grabovcit, lufta e UÇK-së ishte në kundërshtim me veprimet për të cilat është akuzuar.

“Unë dhe çdo ushtar i UÇK-së kemi luftuar kundër diçkaje të tillë dhe jo për të bërë veprime të tilla”, tha ai.

Ai ka deklaruar se Gjykata Speciale ka devijuar nga qëllimi për të cilin ishte themeluar.

“Gjykata ka devijuar nga bazamenti dhe qëllimi se pse është themeluar. Është dëshmuar qartë se hartues të atij raporti janë shërbimet serbo-ruse”, deklaroi Grabovci.

Ai ka paralajmëruar se do të angazhohet për t’u bërë thirrje deputetëve që kishin votuar pro themelimit të saj që ta tërheqin mbështetjen e tyre.

“Do të angazhohem dhe do t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve që e kanë votuar këtë gjykatë ta tërheqin votën e tyre pas kësaj padrejtësie e paturpësie që po e bën drejtësia ndërkombëtare me luftën e UÇK-së”, është shprehur Grabovci.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 197)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (186)
  • Sport (425)
  • TV (92)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com