Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se do të takohet me liderët e subjekteve të tjera politike, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës në Hagë.
Hamza tha se situata është e ndjeshme dhe serioze dhe se, sipas tij, çështja nuk duhet të trajtohet vetëm nga një subjekt politik.
“Unë besoj se do të takohem me të gjithë liderët e subjekteve politike, sepse kjo nuk është më çështje që i takon vetëm një subjekti politik”, tha Hamza.
Ai shtoi se PDK-ja do të bëjë përpjekjet e nevojshme për të qenë në komunikim me subjektet e tjera politike, duke theksuar rëndësinë e koordinimit në këtë situatë.
