DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zhbërja e Speciales, Hill: Flisni me një jurist, ajo që di është që avokatët t’i planifikojnë hapat e radhës

18 Shtator 2026
A A
Zhbërja e Speciales, Hill: Flisni me një jurist, ajo që di është që avokatët t’i planifikojnë hapat e radhës
Share on Facebook

Diplomati amerikan Christopher Hill ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila ka dënuar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vjet burgim.

Hill ka deklaruar se është i zhgënjyer me vendimin, ndërsa ka thënë se beson se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka qenë i përfshirë në veprimtari të paligjshme.

I pyetur për iniciativat e mundshme për zhbërjen e Gjykatës Speciale, Hill ka theksuar se hapat e ardhshëm duhet të përcaktohen nga avokatët e palës mbrojtëse.

“Jeni duke pyetur një diplomat për një pyetje ligjore dhe do ju kërkoja që të flisni më mirë me një jurist të çështjeve të të drejtës ndërkombëtare. Përgjigjja ime është: Nuk e di, vërtet nuk e di. Ajo çka unë di, është nevoja për avokatët e palës mbrojtëse, që të planifikojnë hapat e tyre të radhës” ka thënë Hill.

Ai ka shtuar se duhet të gjendet një zgjidhje për situatën, duke theksuar se ajo duhet të jetë në përputhje me faktet dhe drejtësinë.

“Unë di po ashtu se duhet të kemi një zgjidhje të kësaj situate, të cilën do e shikojmë si drejtësia, e cila do jetë në përputhje me faktet.

Shpresoj se kjo të ecë përpara në mënyrë pozitive dhe ashtu si njerëz të tjerë edhe unë jam shumë i zhgënjyer me vendimin e marrë nga Gjykata Speciale vitet e fundit.”, ka thënë tutje ai.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 302)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (188)
  • Sport (428)
  • TV (92)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com