DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avokati i Thaçit thotë se Specialja i shpalli në masë të madhe kriminale metodat e UÇK për arritjen e pavarësisë

19 Shtator 2026
A A
Avokati i Thaçit i kundërpërgjigjet Marta Kos: Nuk i takon të paragjykojë paanshmërinë e Dhomave të Specializuara
Share on Facebook

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiq, tha se Trupi Gjykues vendosi që një pjesë e qëllimit të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale dhe të tjerëve në lidershipin e UÇK ishte që pavarësia e Kosovës të arrihet nëpërmjet krimeve të luftës, duke shtuar se “kaq larg” nuk shkoi as Prokuroria.

“Trupi Gjykues ka vendosur se një pjesë e qëllimit kriminal të anëtarëve të NPK’së dhe ‘të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së’ ishte arritja e pavarësisë së Kosovës përmes krimeve të luftës. Madje edhe Prokuroria nuk shkoi kaq larg.

Këtë deklaratë Misetic e bëri duke komentuar atë të Marko Pelecit nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, që dje tha se reagimet në Kosovë i ngjasojnë shumë me ato që ishin bërë nga kroatët për rastet në Tribunalin Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë.

Prelec thotë se edhe në Kroaci por edhe në Kosovë e kanë gabim, meqë këto rast nuk kanë të bëjnë fare me legjitimitetin e luftës për pavarësi. Ai thotë se gjyqtari i Hagës Smith, e bëri të pamundurën për ta theksuar një gjë të tillë.

Misetic i jep të drejtë Prelecit “pjesërisht” për këtë koment.

“Pra, Marko Prelec ka pjesërisht të drejtë që gjykata nuk e deklaroi të paligjshme të drejtën e Kosovës për pavarësi (ajo nuk kishte juridiksion për ta bërë këtë), por gjykata deklaroi se mjetet e përdorura për të arritur pavarësinë e Kosovës ishin, në një masë të konsiderueshme, kriminale”.

Poshtë këtij postimi në X, Prelec i komentoi sërisht Miseticit.

“E drejta e Kosovës për pavarësi, ashtu si e drejta e Kroacisë, nuk është dhe nuk mund të jetë në bankën e të akuzuarve. Të veprosh sikur është, vetëm sa na bën të dukemi keq. FUND”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com