DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ahmeti: Mbi 2,600 faqe kurrikulë, por as emri e as shkurtesa e UÇK-së nuk gjendet

19 Shtator 2026
A A
Edhe një komunë shtynë fillimin e procesit mësimor
Share on Facebook

Drejtori i organizatës ETEA, Agon Ahmeti, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si trajtohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) në dokumentet kurrikulare të arsimit parauniversitar në Kosovë.

Ahmeti ka thënë se ka analizuar 16 dokumente kurrikulare, përfshirë Kornizën Kurrikulare, Kurrikulat Bërthamë për tri nivelet e arsimit parauniversitar dhe 12 kurrikula lëndore për klasat I-XII.

Sipas tij, në mbi 2 mijë e 600 faqe të këtyre dokumenteve nuk ka gjetur as emrin e plotë dhe as shkurtesën “UÇK”.

“Gjithsej 489 rezultate të të nxënit në lëndën e historisë – asnjë prej tyre nuk i dedikohet specifikisht UÇK-së”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka thënë se vetëm tri nga 489 rezultatet e të nxënit në histori, apo 0.61 për qind e tyre, e prekin periudhën e luftës çlirimtare, por pa kërkuar në mënyrë specifike që nxënësit të mësojnë për UÇK-në apo figurat kryesore të saj.

“Si pasojë e ngjarjeve të rënda të ditëve të fundit, lidhur me historinë e Kosovës dhe luftën e UÇK-së, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë kërkoi që ora e parë e mësimit t’i kushtohej UÇK-së dhe, dy ditë pas, që flamuri i UÇK-së të vendosej në hyrje të shkollave publike”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas tij, këto vendime ngrenë pyetjen se pse trajtimi i UÇK-së në shkolla duhet të bëhet përmes vendimeve administrative të momentit, nëse ajo konsiderohet pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës.

“Por, nëse UÇK-ja konsiderohet pjesë kaq e rëndësishme e historisë së Kosovës, pse njohja e saj në shkollë duhet të bëhet me vendime administrative të momentit/ad hoc? Çka nëse nesër vjen në pushtet një qeverisje që nuk i pëlqen me fol për luftën?”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se kurrikula është dokumenti bazë mbi të cilin ndërtohen programet mësimore, tekstet shkollore dhe përmbajtja që zhvillohet nga mësimdhënësit në klasë.

“Kurrikula është baza mbi të cilën ndërtohen programet mësimore, tekstet shkollore dhe ligjëratat e mësimdhënësve. Me fjalë të tjera, kurrikula është krejt ajo që duhet të ndodhë dhe mësohet në klasë”, ka shkruar ai.

Ahmeti e ka përmbledhur analizën e tij me konstatimin se, pavarësisht numrit të madh të rezultateve të të nxënit në historinë e Kosovës, asnjë prej tyre nuk i dedikohet në mënyrë specifike Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com