DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Burri që dyshohet se vrau bashkëshorten në Tiranë dorëzohet në polici

19 Shtator 2026
A A
Burri që dyshohet se vrau bashkëshorten në Tiranë dorëzohet në polici
Share on Facebook

68-vjeçari që dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij 58-vjeçare në banesën e tyre në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, është vetëdorëzuar në polici.

Hysni Patushi është paraqitur në Komisariatin nr. 5, ku është shoqëruar nga shërbimet policore, raporton Top Channel, përcjell Sinjali.

Ngjarja ndodhi gjatë paradites, ndërsa viktima, Lumturie Patushi, u gjet pa shenja jete në banesë, me plagë në pjesën e kraharorit.

Dëshmitar i momentit kritik dyshohet se ka qenë një prej nipërve të çiftit, 14-vjeçari A. J., i cili ndodhej në banesë bashkë me vëllezërit e tij të vegjël. Sipas deklarimeve paraprake, ai kishte parë gjyshërit duke debatuar dhe, pasi ishte larguar për pak çaste, kur ishte kthyer kishte parë gjyshin duke goditur me thikë gjyshen.

Pas ngjarjes, Patushi ishte larguar nga banesa, ndërsa policia kishte nisur kërkimet për lokalizimin e tij, deri në vetëdorëzimin e tij në komisariat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 334)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com