Tashmë ka nisur edhe protesta e radhës kundër vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK’së, nga Gjykata Speciale.
Pjesëmarrësit, gjatë protestës kanë lexuar betimin e ushtarit të UÇK’së.
Në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u dënuan në Hagë po protestohet edhe përtej Kosovës.
Aktualisht protestë po mbahet edhe në Këln të Gjermanisë.
