DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbi 414 kilogramë drogë në depo në Itali, arrestohet 29-vjeçari shqiptar – droga kapte vlerën mbi 4 milionë euro

20 Shtator 2026
A A
Mbi 414 kilogramë drogë në depo në Itali, arrestohet 29-vjeçari shqiptar – droga kapte vlerën mbi 4 milionë euro
Share on Facebook

Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali, pasi Policia italiane zbuloi mbi 414 kilogramë hashash të fshehura në disa ambiente të përdorura si depo në zonën mes Guidonia Montecelio dhe Romës.

Operacioni u zhvillua nga efektivët e Seksionit VII Antidrogë të Skuadrës së Lëvizshme të Romës, të cilët kishin vënë në vëzhgim të riun.

29-vjeçari u arrestua në momentin kur po përpiqej të ngarkonte në bagazhin e automjetit të tij disa valixhe të mëdha. Brenda tyre u gjetën fillimisht 98 kilogramë hashash.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti një tufë çelësash, të cilët rezultuan se hapnin disa ambiente në zonën e Guidonias dhe Romës. Në këto hapësira, të përdorura për magazinimin e drogës, u zbuluan sasi të mëdha hashashi dhe materiale për paketimin e saj.

Një pjesë e konsiderueshme e lëndës narkotike ishte fshehur brenda frigoriferëve, të cilët ishin përshtatur si hapësira magazinimi.

Në ambientet e kontrolluara u gjetën gjithashtu shënime të shkruara me dorë, ku dyshohet se ishin regjistruar sasitë e drogës së magazinuar dhe të lëvizur, si dhe materiale të tjera që dyshohet se përdoreshin për përgatitjen dhe paketimin e hashashit.

Në përfundim të operacionit, sasia totale e drogës së sekuestruar arriti në mbi 414 kilogramë. Sipas hetuesve, nëse do të hidhej në tregun me pakicë, droga mund të gjeneronte të ardhura të paligjshme prej më shumë se 4 milionë eurosh.

29-vjeçari u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin. Autoriteti gjyqësor italian ka vleftësuar arrestimin dhe ka caktuar ndaj tij masën e arrestit në burg.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 331)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com