DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Labi me këngë për ish-krerët e UÇK-së në një dasmë, emocionon me fjalët për ta

20 Shtator 2026
A A
Labi me këngë për ish-krerët e UÇK-së në një dasmë, emocionon me fjalët për ta
Share on Facebook
Këngëtari Labinot Tahiri ka interpretuar gjatë një dasme një këngë me vargje kushtuar Hashim Thaçit dhe ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një moment të mbrëmjes, ai ka kënduar vargjet “Të fala Parisit, plumba Beogradit, jemi ushtarë të Hashim Thaçit”, duke iu referuar ish-presidentit të Kosovës dhe figurave të UÇK-së. Pas performancës, Tahiri ka publikuar edhe një shkrim të gjatë në Facebook, ku ka shprehur qëndrimin e tij për Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët ndodhen në Hagë. Në vijim, postimi i plotë i tij: “Na fal President, që tu mor padrejtësisht posti i Presidentit! Na fal, prijës i lirisë së këtij fëmiju dhe i fëmijëve të mi, që kurrë nuk t’u hoq barra për të na bërë të lirë në këtë Kosovë. E na fal more Zot, një popull që në ditët e sotme nuk po ngrihemi të gjithë në këmbë për këta burra! Se tash po pyes veten: a jam unë shqiptar si Hashimi, Kadria, Rexha e baca Jakup, apo çfarë kombi jam e çfarë gjaku kam?! Ooo vëllezër shqiptarë…Na falni! Na falni që sot ne, me duar në xhepa, jetojmë të lirë, ndërsa këta burra kanë dhënë rininë, jetën dhe familjet e tyre për këtë liri. Dosje nga Serbia shkojnë në atë shtet me lule, në Holandë, e ne këtu shikojmë e heshtim…O Zot… Nëse një ditë na pyet dikush se çfarë bëmë ne për këta burra, çfarë do t’i themi?! Që ne ishim të lirë dhe ata ishin në burg?!Që ne i kishim duart në xhepa, ndërsa ata i kishin duart të lidhura?! AH, TOKA JONË…NA FAL KOSOVA IME SE PO MË DUKËT QË NUK TË MERITOJ AS UNË Labi, Kosovë e Shqipërisë”.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com