DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Musliu: Haga mund të mbajë katër burra, por jo kujtesën e një populli

20 Shtator 2026
A A
Musliu: Haga mund të mbajë katër burra, por jo kujtesën e një populli
Share on Facebook

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në një postim në ‘Facebook’, Musliu ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si është trajtuar lufta e Kosovës në këtë proces gjyqësor, duke thënë se drejtësia nuk mund të shkëputet nga konteksti historik.

Ajo ka ngritur pyetjen nëse një proces i tillë mund të konsiderohet drejtësi kur, sipas saj, lufta trajtohet e shkëputur nga rrethanat që çuan te ajo.

Musliu ka thënë se drejtësia nuk duhet të kufizohet vetëm në një sallë gjyqi apo në një dosje, por duhet të përfshijë edhe kujtesën dhe kontekstin historik.

“Drejtësia duhet të ketë edhe kujtesë. Duhet të ketë kontekst. Duhet të ketë guximin për ta parë të vërtetën të plotë, edhe kur ajo është e pakëndshme”, ka shkruar ajo.

Deputetja e PDK-së ka thënë se Kosova, sipas saj, nuk e nisi luftën për të pushtuar dikë, por sepse “liria ishte bërë domosdoshmëri njerëzore”.

Ajo e ka cilësuar aktgjykimin si një çështje që shkon përtej katër të dënuarve, duke shprehur shqetësimin për besimin në drejtësinë ndërkombëtare.

“Historia nuk mbyllet me një aktgjykim. Një gjykatë mund të shkruajë një vendim. Nuk mund ta shkruajë përgjithmonë historinë”, ka deklaruar Musliu.

“Sepse edhe drejtësia, një ditë, vihet përballë gjykimit të historisë”, ka përfunduar Musliu.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 329)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com