DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku pasi u identifikuan trupat e Rrecajt, Beqirit e Mëziut: Ata jetuan për një ideal më të madh se jeta

20 Shtator 2026
A A
Abdixhiku pasi u identifikuan trupat e Rrecajt, Beqirit e Mëziut: Ata jetuan për një ideal më të madh se jeta
Share on Facebook

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Salih Mëziut, të cilët ishin pjesë e “Grupit të Intelektualëve” shqiptarë të rrëmbyer dhe zhdukur nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Tre shqiptarët u rrëmbyen më 19 prill 1999 në Zubin Potok. Familjet e tyre për 27 vjet kanë pritur të mësojnë për fatin e të afërmve të tyre.

Abdixhiku e ka cilësuar identifikimin si një moment të dhimbshëm për familjet, por edhe si një hap drejt dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës.

“Ky është një lajm i dhimbshëm për familjet e tyre, por edhe një hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë. Më 19 prill 1999, ata u rrëmbyen dhe u zhdukën dhunshëm nga forcat serbe, ndërsa për 27 vjet, familjet e tyre pritën të dinin të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka veçuar veprimtarin Idriz Rrecaj, i cili kishte qenë kryetar i Degës së LDK-së në Skënderaj.

Sipas Abdixhikut, Rrecaj ishte pjesë e organizimit politik shqiptar gjatë viteve të okupimit dhe kishte mbështetur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Si kryetar i Degës së LDK-së në Skënderaj, ai përfaqësoi një gjeneratë veprimtarësh që, në kushtet e okupimit, e mbajtën gjallë qëndresën, organizimin dhe shpresën për liri. Përkushtimi i tij ndaj çështjes kombëtare dhe mbështetja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dëshmojnë se rrugët e rezistencës politike dhe të luftës për çlirim ishin pjesë e së njëjtës përpjekje historike të popullit tonë”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka përmendur edhe Adem Beqirin dhe Salih Mëziun, duke thënë se edhe ata ishin pjesë e së njëjtës përpjekje.

“Edhe Adem Beqiri e Sali Mëziu ishin pjesë e kësaj përpjekjeje. Ata nuk jetuan për veten e tyre, por për një ideal që ishte më i madh se jeta e tyre: çlirimin e Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai ka thënë se identifikimi i tyre shënon fundin e një pritjeje të gjatë për familjet, por njëkohësisht rikthen në vëmendje krimet e luftës dhe nevojën për dokumentimin e tyre.

“Është kujtesë se liria jonë ka një çmim të paguar me jetë dhe se krimet e kryera ndaj popullit shqiptar nuk mund të mbeten pa emër, pa dokumentim dhe pa drejtësi. Për Kosovën, zbardhja e fatit të të gjithë të zhdukurve dhe dokumentimi i krimeve të luftës duhet të mbeten përgjegjësi e përhershme institucionale”, ka përfunduar Abdixhiku.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 329)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com