DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Studentët marshojnë sot kundër vendimit të Speciales

21 Shtator 2026
A A
Studentët marshojnë sot kundër vendimit të Speciales
Share on Facebook

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë sot një marshim protestues nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu”, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Marshi pritet të nisë në orën 11:30, nga Qendra e Studentëve në Prishtinë, ndërsa studentët do të vazhdojnë drejt qendrës së kryeqytetit.

Marshimi i studentëve zhvillohet në kohën kur protestat kundër aktgjykimit kanë hyrë në natën e pestë.

Mbrëmë, mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu”, ku shprehën kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara.

Në protestën e mbrëmshme morën pjesë edhe djemtë dhe familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Nata e pestë e protestave nisi me shpalosjen e një flamuri të madh kombëtar, në të cilin ishte vendosur edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Jo në emrin tim”, “S’ka paqe pa drejtësi” dhe “Liria ka emër”, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Protestat kanë nisur më 16 shtator, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 329)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com