DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoti kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit pas aktgjykimit të Speciales: Shteti i Kosovës duhet të flasë qartë

21 Shtator 2026
A A
“Jo”, Hoti i prerë kur pyetet a do ta votojë Bekim Sejdiun për President
Share on Facebook

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës për të debatuar dhe shprehur qëndrimin institucional pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hoti ka thënë se sot është dita e gjashtë e protestave pas aktgjykimit, ndërsa Kuvendi ende nuk është mbledhur për të diskutuar lidhur me këto zhvillime.

Duke theksuar se duhet respektuar pavarësia e sistemit gjyqësor, Hoti ka kërkuar që Kuvendi dhe Qeveria të kenë qëndrim institucional ndaj aktgjykimit, të cilin e ka cilësuar si të shkallës së parë dhe jo përfundimtar.

Ai ka kërkuar që Kuvendi të miratojë një rezolutë të re për angazhimin shtetëror të Kosovës gjatë procesit të shqyrtimit në shkallën e dytë.

“Kuvendi i Kosovës duhet ta bëjë të qartë: askush nuk mund ta kriminalizojë luftën e popullit të Kosovës për mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe për liri”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, Qeveria duhet të angazhohet diplomatikisht me aleatët ndërkombëtarë që kanë kërkuar dhe mbështetur themelimin e Dhomave të Specializuara, në mënyrë që procesi i apelimit të jetë gjithëpërfshirës dhe të respektojë standardet e drejtësisë.

Hoti ka thënë se protestat në Prishtinë tregojnë se “populli i Kosovës nuk është duke heshtur”, duke kërkuar që as institucionet të mos heshtin.

“Kuvendi duhet të mblidhet urgjentisht dhe të obligojë Qeverinë të veprojë. Shteti i Kosovës duhet të flasë qartë dhe me një zë në mbrojtje të dinjitetit të luftës çlirimtare dhe interesit shtetëror të Kosovës, duke respektuar njëkohësisht pavarësinë e drejtësisë”, ka shkruar ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 325)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com