DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjeneralë e ish-komandantë serbë mes 21 të akuzuarve për krime lufte, Gjykata u kërkon të dorëzohen

21 Shtator 2026
A A
Gjeneralë e ish-komandantë serbë mes 21 të akuzuarve për krime lufte, Gjykata u kërkon të dorëzohen
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Prishtinë ka publikuar një ftesë për 21 të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile, mes të cilëve ish-drejtues të lartë të policisë dhe ushtrisë serbe.

Në dokumentin e Departamentit Special, të datës 20 korrik 2026, figurojnë ndër të tjera emrat e Obrad Stevanoviqit, Radomir Markoviqit, Krsman Jeliqit dhe Goran Radosavljeviqit, i njohur me nofkën “Guri”.

Sipas ftesës, çështja bazohet në aktakuzën për gjykim në mungesë të Prokurorisë Speciale, të datës 30 dhjetor 2025. Të akuzuarve u vihet në barrë kryerja në bashkëkryerje e krimeve të luftës kundër popullsisë civile.

Gjykata u ka bërë thirrje të dorëzohen dhe të paraqiten para saj, në mënyrë që procedura të zhvillohet në praninë e tyre. Personave që kanë informacione për vendndodhjen e të akuzuarve u kërkohet t’ia përcjellin ato Policisë së Kosovës.

Ftesa i referohet seancës fillestare të caktuar për 31 korrik 2026, në orën 10:00. Dokumenti është nënshkruar nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 323)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com