DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Kuvendi nuk mund të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë” – PDK procedon ndryshimet për Dhomat e Specializuara, kërkon që në rast rigjykimi lënda të kalojë në Kosovë

21 Shtator 2026
A A
“Kuvendi nuk mund të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë” – PDK procedon ndryshimet për Dhomat e Specializuara, kërkon që në rast rigjykimi lënda të kalojë në Kosovë
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se grupi parlamentar i PDK-së ka proceduar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza tha se Kosova po kalon momente të rënda pas aktgjykimit të fundit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se reagimet e qytetarëve nuk mund të injorohen.

“Grupi i PDK-së ka proceduar në Kuvend ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Siç e dimë, ditët e fundit Kosova po kalon momente të rënda. Në Prishtinë, por edhe në vende të ndryshme, qytetarët po mblidhen dhe po reagojnë ndaj aktgjykimit. Një nga thirrjet që është dëgjuar më së shumti ka qenë: ‘Jo në emrin tim’. Ky reagim i qytetarëve nuk mund të injorohet, as Kuvendi nuk mund të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë”, tha Hamza.

Ai sqaroi se ndryshimet e propozuara nuk synojnë mbylljen e Dhomave të Specializuara dhe as shfuqizimin e tyre.

“Ndryshimet që do të sjellë projektligji nuk do t’i mbyllin Dhomat e Specializuara. Ai merret me pretendimet konkrete, pretendimet e Dick Marty-t. Domethënë, nuk zhbëhet Gjykata Speciale, por kërkohet më shumë llogaridhënie dhe transparencë”, deklaroi Hamza.

Sipas tij, procesi duhet të monitorohet nga organizata të pavarura, përfshirë edhe kushtet e paraburgimit.

“Organizatat e pavarura duhet ta monitorojnë procesin, përfshirë kushtet e paraburgimit”, tha ai.

Hamza ka folur edhe për mundësinë e një rigjykimi në rast se Apeli vendos që çështja të kthehet për shqyrtim të ri.

“Nëse Apeli vendos që çështja të kalojë në rigjykim, duhet të kalojë lënda në Kosovë”, tha kryetari i PDK-së.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 323)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com